Jasmin-Sara-Andi-Atdheu, një situatë akoma më e komplikuar se Tea-Bearti-Andi

121

Menduam se telashet i lamë pas me shuajtjen e skandalit të Teas, por duket se një situatë akoma më e bujshme do të “shpërthejë” së shpejti. Në “Për’puthen” me hyrjen e vajzave të reja, kanë nisur dhe diskutimet e reja. Për të rifreskuar kujtesën, në takimet e tyre dhe në “Prime”, Atdheu u puth me Sarën dhe Andi me Jasminën. Por, takimi i Sarës me Andin më vonë, ka ndezur gjakrat në studio, duke bërë që Jasmin të “shpërthente”.

Pas kësaj situate në program, teksa qëndron i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, Atdheu ka filluar të flirtojë hapur me Jasmin në rrjete sociale. Në një foto të sajën, Atdheu ka komentuar: “Anticovidi im”. Ndërsa Jasmin, i ka komentuar: “I bukuri im”. Megjithatë, as Sara nuk i ka kursyer ironitë, teksa ka postuar një foto me Andin të shoqëruar me shkrimin: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhiun”. Le të themi që për një periudhë kohore, në studio nuk ka për të patur qetësi mes këtyre dy çifteve.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.