Arbana Osmani është pjesë e ekranit dhe gazetarisë shqiptare prej vitesh. Ajo njihet për publikun e gjerë për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në punë, ndërkohë është mjaft e hapur dhe për jetën e saj private dhe ndan shpesh detaje nga përditshmëria e në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe së fundmi.
Moderatorja ka publikuar sot në mëngjes disa fotografi nga ambientet e verandës së shtëpisë së saj dhe ka vendosur që t’i ndajë në rrjetin social ‘Instagram’, duke pyetur fansat se kush mund t’i ketë shkrepur vallë.
View this post on Instagram
Menjëherë pasi ndahu pamjet, të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, të cilët i shkruajnë mendimet e tyre, duke nxjerrë si ‘kandidat kryesor’, Jonin, djalin e Arbanës.
Më vonë gazetarja ndau një tjetër fotografi, duke treguar se ka qenë pikërisht i vogli ai që i ka bërë fotos nënës së tij.
“Hajde bëjmë dhe një foto bashkë ma’ se ti kam bërë shumë të bukura ato fotot qëparë” #jetaime, ka shkruar Arbana në postimin pasardhës, duke cituar kështu fjalët e djalit të saj të parë, Jon.
View this post on Instagram
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.