Joe Biden dhe Vladimir Putin zhvillojnë bisedën e parë telefonike

58

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka njoftuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike që nga inaugurimi i këtij të fundit.

Bëhet me dije se gjatë bisedës, presidenti Biden ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet kryeopozitarit Alexei Navalny, i cili është burgosur javën e kaluar, shkruan Reuters.

Dy liderët diskutuan gjithashtu lidhur me zgjatjen për 5 vite të traktatit të ri të armëve bërthamore START dhe për mbështetjen e fortë të SHBA për sovranitetin e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

/Descript.al/