Joe Biden ndërron mjekun e Shtëpisë së Bardhë, shkarkon të besuarin e Trump

116

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka shkarkuar mjekun personal të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Sean Conley dhe në vend të tij ka sjellë Kevin O’Connor, raporton ABC News.

Conley gjatë shërbimit në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe mbikëqyrësi i Trump kur ai u infektua me Covid-19. Por në këtë periudhë Conley është përballur me një vëzhgim intensiv në lidhje me transparencën e treguar me shëndetin e Trump.

Ndërkohë që O’Connor, i cili më parë ka qenë mjeku personal i Biden gjatë mandatit të tij si zëvendës president i SHBA-së, do të marrë po të njëjtin rol edhe pse ka dalë në pension. Shtëpia e Bardhë në një njoftim e konfirmoi detyrën e re të O’Connor dhe tha se ai ishte mjeku u parë në pension që shërben si mjek i Presidentit.