Joe Biden shfaqet pa maskë dhe njofton heqjen e masave për njerëzit e vaksinuar

71

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka konsideruar një “ditë të shkëlqyer” pasi zyrtarët thanë se njerëzit e vaksinuar mund të qëndrojnë pa maska në mjediset e brendshme dhe të jashtme, raporton BBC.

Presidenti hoqi maskën në Zyrën Ovale me ligjvënësit republikanë ndërsa udhëzimi po njoftohej.

Këshillat ende kërkojnë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe spitale.

Administrata e Bidenit është përballur me presion që të lehtësojë kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

“Ne nuk do t’i arrestojmë njerëzit” shtoi Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar që të mbajnë maska.

Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinohet 70 për qind e amerikanëve me së paku një dozë. Rreth 250 milionë vaksinime janë realizuar deri më tani, sipas vlerësimeve të fundit.