Joe Biden shfuqizon vendimin e Trump për Green Card

77

Presidenti i SHBA-së ka shfuqizuar vendimin e Donald Trump mbi lëshimin e lejeve të qëndrimit (Green Card) që avokatët thanë se po bllokonte shumicën e imigracionit të ligjshëm në SHBA, raporton DW.

Biden tha se vendimi i Trump “nuk përparon interesat e Shteteve të Bashkuara”.

“Përkundrazi, dëmton Shtetet e Bashkuara, duke mos lejuar emigrantët të mos bashkohen me familjet e tyre këtu,” tha Biden në deklaratën e tij.

Më 31 Dhjetor Trump kishte zgjatur urdhrat e ndalimit deri në fund të Marsit.

Biden filloi të përmbysë politikat e ashpra të Trump për emigracionin në 20 janar, ditën e tij të parë në detyrë, kur hoqi ndalimin e udhëtimit në 13 vendet me shumicë myslimane dhe afrikane, ndaloi ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë dhe ndërpreu masat e tjera.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.