John Cena i jep fund beqarisë në një ceremoni sekrete

107

John Cena ka kurorëzuar historinë e dashurisë me Shay Shariatzadeh. Mundësi i njohur ka zhvilluar një ceremoni private në Florida, për të cilën ishin në dijeni vetëm familjarët dhe disa miq të afërt.

Çifti të cilët u lidhën në fillim të vitit 2019, i kanë dhënë fund beqarisë në 12 tetor të këtij viti.

Nga ceremonia nuk ka dalë asnjë detaj, pasi çifti vendosën ta mbanin “sekret” gëzimin e tyre. Megjithatë mediat amerikanë kanë arritur të zbulojnë zhvillimin e kësaj ceremonie dhe ndoshta së shpejti mund të dalin edhe fotot e para të çiftit.

/Descript.al/