Jona Spahiu dhe vogëlushi Raiden bëhen gati për Halloween

58

Moderatorja Jona Spahiu është shkëputur prej ekranit periudhën e fundit, për tu kujdesur për djalin e saj dhe biznesin e ri. Shpesh herë ajo ndan në rrjete sociale momente nga përditshmëria ku sigurisht nuk mungojnë episodet e bukura me Raiden.

Tashmë ata janë bërë gati për festën e Halloween-it, duke u veshur me tuta të stampuara si skelet.

Nëpërmjet dy fotove, Jona ka treguar si është “realiteti” i Instagramit dhe si është në jetën e përditshme. Fotot janë pëlqyer mjaft nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar moderatoren për thjeshtësinë e saj.

/Descript.al/