Mbrëmje pozitive për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë teksa
Peshëngritësi Briken Calja ka fituar 2 medalje të argjendtë dhe bronzi në shtytje dhe në dygarësh, në kategorinë për peshat deri në 73 kg.
Këtë triumf Calja e arriti në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.
Fillimisht sportisti ynë nisi garimin në shkëputje ku nuk u tregua në nivelin më të mire dhe u rendit i katërti dhe arriti të ngre vetëm 152 kg në provën e parë për të dështuar në të dytën me 157 kg ndërsa në të tretën që mund t’i jepte medalje po me 157 kg nuk pati sukses.
Në këtë stil, Calja mund të merrte medaljen e bronzit por e penalizoi pesha trupore vetëm pak gramë më shumë se rivali tjetër bullgar i cili ngriti po njësoj se ai.