“Kandidatë të pastër”, Soreca: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi ligjore e morale

57

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ashtu si edhe ambsadorja e SHBA Kim, u ka bërë thirrje partive politike në vend që të kenë kujdes lidhur me emrat që do të përzgjidhen për tu futur në garën për deputetë ne zgjedhjet e prillit.

Përmes rrjeteve sociale, Soreca u bën thirrje kryetarëve të partive se, mbajtja e “pastër” e listave është jo vetëm përgjegjësi morale por edhe ligjore.

“Diskutime si e sotmja janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme shumë e shëndetshme demokratike të mos merret vesh. Integriteti i zgjedhjeve të 25 Prilli përcaktohet në Ditën e Zgjedhjeve dhe më parë.

Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. #Shqipëriameriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin # BEaxhenda e reformave për luftën kundër # korrupsionit dhe #krimit të organizuar “, shkruan Soreca në Tëitter.