Kandidatja e PS për deputete: Jeni pak arrogant/ Rama: Mbase jam, unë mendoj që…

2702

Gjatë bashkëbisedimit me një prej kandidateve për deputete dalë nga “Deputeti që duam”, Kryeministri Edi Rama është përballur edhe me një etiketimet që e kanë shoqëruar jo pak ndër vite.

Albana Hana e pyetur mbi “defektin” e Ramës, tha se është pak arrogant, teksa kryeministri u përgjigj se ajo që etiketohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia.

“Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhtuar. ” – tha

“Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë” – tha Rama.

“Jeni pak arrogant” – tha Hana.

“E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhiqem dhe kërkoj falje” – tha Rama.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.