Kapiteni i Kosovës rezulton pozitiv me Covid-19

34

Kapiteni i Kosovës, njëkohësisht edhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije në llogarinë zyrtare të skuadrës së Napolit, ku shkruhet se futbollisti 26-vjeçar ka kryer tamponin mëngjesin e sotëm pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar dhe ka dalë pozitiv.

Gjithashtu, thuhet se ai nuk ka patur kontakt me lojtarët e tjerë të ekipit dhe do të vazhdojë periudhën e izolimit në shtëpi.

/descript.al/