“Kaq ishte dhe për mu”/ Artan Hoxha: Kush e hapi celularin e Xhino Koçës? Kur familja kërkoi kartelën, i nxorën mesazhin

1241

Xhino Koça, 29-vjeçari i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar pasi u infektua me covid-19, kishte shkruar një mesazh në celularin e tij, të cilin nuk i a kishte dërguar askujt, por mesazhi çuditërisht arriti në redaksitë e mediave.
Kjo është deklarata e gazetarit invetigativ Artan Hoxha, lidhur me këtë rast ku ndër të tjera shprehet se celulari nuk është hapur nga policia por është hapur brenda Sanatoriumit. Hoxha tha në Abc Neës se se kur i riu u hodh nga spitali dhe familja kërkoi kartelat e mjekimit, në media rrodhi dhe mesazhi se ai kishte shkruar për vetëvrasjen.
Deklarata e Artan Hoxhës:
Çfarë ka ndodhur me vdekjen e Xhino Koçës mesnatën e 13 gushtit. Për të shfryrë atë që ndodhi, se ky ishte një djalë i ri, kishte folur me vëllain, me familjen, në mesnatë. Ky ka qenë ndër të sëmurët që ka pasur celular.
Çfarë ka ndodhur me këtë djalë? i kanë marrë telefonin. Në celularin e tij është gjetur një tekst, i ka shkruar po nuk ia ka dërguar askujt. As nënës as vëllait, as babait. Ky tekst nuk i është dërguar askujt.
Kush ja dha medias? Kush ja dha medias? Si e mori vesh media? Unë e kam në telefon, nuk ia dëgjoj askujt.
Menjëherë sapo ka ndodhur vetëvrasja është lajmëruar Policia, dhe sendi i parë që është sekuestruar celulari. Atëherë kush e hapi celularin? Eshtë hapur celulari dhe i është shpërndarë medias për të justifikuar pse ai u hodh nga ballkoni. Ai nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
Sot familjes së tij nuk i janë dhënë kartelat e mjekimit. Çfarë mjekimesh i janë dhenë djalit të saj.
Pse si tregohet familjes protokolli, ore i kemi dhënë këtë mjekim këtij pacienti, i kemi bërë këto analiza, këto kontrolle. Kur familja del dhe kërkon informacion se çfarë ka ndodhur me djalin, këta i nxjerrin mesazhin, që ai nuk ia kishte dërguar askujt. Se celulari e theksoj nuk është hapur në Polici. Celulari është hapur te spitali. Kjo është vetëvrasja e parë që ka ndodhur. Dhe u mbyll me atë mesazh që djali nuk ia kishte nisur askujt.
SPAK duhet që bashkë me këto që ka marrë Tirja lart-poshtë, të hetojë dhe këto 5 vetëvrasjet. Të qetësojë shpurtrat e atyre familjarëve që vijnë në redaksitë e televizioneve dhe të kërkojnë ndihmë.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.