Dy persona të maskuar kanë tentuar që të vjedhin me dhunë një banesë në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.
Sipas policisë, autorët kanë dhunuar pronarin e banesës me sende të forta.
Pasi kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, autorët e dyshuar janë larguar.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.