Këngëtari i njohur neglizhon rregullat pas infektimit me Covid-19

47

Reynmen, këngëtari i njohur turk, u infektua nga Covid-19 përgjatë muajit të kaluar. Pas trajtimeve mjekësore dhe izolimit për dy javë, Reynmen arriti të shërohej dhe të dilte nga karantina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by reyn (@reynmen) on

Mirëpo, dikush që e ka përjetuar infektimin nga Covid-19, pritet që të jetë pak më i ndërgjegjësuar rreth pandemisë dhe të zbatojë akoma më me rreptësi rregullat e vendosur.

Ky nuk është rasti i Reynmen, i cili mesa duket se ka harruar periudhën e karantinimit dhe tashmë neglizhon rregullat bazë. Ai është fotografuar duke ecur pasi kishte drekuar në një restorant, ndërkohë që nuk mbante maskë. “E harrova në tavolinë. E kisha maskën kur erdha këtu. Papërgjegjshmëri nga ana ime,” u shpreh Reynmen për paparacët.

/Descript.al/