Kërcënohet me jetë zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, videomesazhi: Do vdesësh

116

Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris ka marrë kërcënime për jetën nga një 39-vjeçare. Kjo e fundit është arrestuar pasi kishte kërcënuar Harris me vdekje.

Niviane Petit Phelps me profesion infermiere, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te bashkëshorti I saj, I cili aktualisht ndodhet në burg në të cilën ajo diskutonte për vrasjen e Kamala Harris.

“Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë. Dikush më pagoi 53,000 dollarë vetëm për t’ju vrarë, unë do ta bëj punën, në rregull”, tha Phelps në një video.

Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.