Kërcënohet Najada Çomo, policia nis menjëherë hetimet për 32 vjeçaren nga Berati

3989

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kërcënim që i është bërë Shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomos.

Ka qenë Çomo, e cila është paraqitur në polici për të bërë kallëzim për një 32 vjeçare nga Berati, e cila dyshohet se prej më shumë se dy javësh merrte në telefon shefen e Infektivit.

Mësohet se shkak që 32 vjeçarja shqetësonte vazhdimisht Çomon ka qenë prekja me koronavirus e nënës së saj.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.