Kërcet arma në Kavajë, një i plagosur! Policia jep detajet e para

138

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Kavajë. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.