“Kërkesa e Vuçiç është ofendim më shumë se provokim/ Ministria e Jashtme në Kosovë reagon pasi i refuzoi Vuçiç hyrjen në Kosovë

59

Pasi i refuzoi hyrjen në Kosovë, Presidentit të Seribsë Alkesandar Vuçiç dhe dhe disa zyrtarëve të tjerë serb, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, ka reaguar zyrtarisht duke dhënë shpejgime për vendimin e marrë.

“E konsiderojmë ofendim më shumë se provokim kërkesën për hyrjen në Kosoëvë”- thuhet në reagim e ministrisë ku theksohet se kjo kërkesë është e papranueshme në këtë kohë kur Kosova po përballet me rihapjen e plagëve të zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve që janë vrarë dhe masakruar në luftë. Më tej, në deklaratë thuhet se Serbia nuk është në gjendje që ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, prandaj kërkohet që institucionet ndërkombëtare të vendosin drejtësinë e munguar.

Deklarata e plotë:

“Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim. Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend,” -shkruhet në deklaratë