“Kërkohet seks në çfarëdo lloj mënyre”, biznesmeni ‘gay’ ofendon në emision live” Meshkujt shqiptarë të lahen…

167

Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani është shumë i komentuar për prirjet e tij seksuale, të cilat i ka pranuar publikisht. Ai poston shpesh foto ‘thumbuese’ në rrjete sociale, ku përmend shumë kategori të shoqërisë.

Së fundmi Ilirjani ka vendosur të flasë për një temp mjaft delikate në emisionin ‘Shqipëria Live’, ku ka dhënë komentet e tij lidhur me shërbimet që ofrojnë qendrat e masazhit në kryeqytet, duke mos lënë pa ofenduar meshkujt shqiptarë.

“Kërkohet seks në çfarëdo lloj mënyre. Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë masazhi duan”, deklaroi ai.

“Njerëzit shkojnë në qendër masazhi edhe për shëndetin. Nuk duhet të jesh vetëm një profesionist, por edhe të kesh një certifikatë nga shteti. Unë prandaj them se ti nuk duhet ti kërkosh kandidatit për punë që në CV të vendosë foto, ditëlindjen apo dhe statusin beqar apo i martuar”, shtoi ndër të tjera sipërmarrësi gay.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.