“Kishim frikë”,aktorja e njohur rrëfen vështirësitë në familje

238

Demet Ozdemir tashmë është një nga aktoret më të suksesshme turke. Karriera e saj ka njohur sukses ndërkombëtar, ku rolet më të shpeshta i ka krahë Can Yaman, një tjetër emër mjaft i lakuar në mediat ndërkombëtare. Gjatë një interviste, Demet ka treguar për të shkuarën e saj, duke rrëfyer historinë që nuk e kishte bërë publike.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë,” është shprehur ajo teksa fliste për dhunën që kishte përjetuar në familje.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.