Klevis Balliu prezanton më në fund partneren me foton familjare

278

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ditën e sotme u bë baba për herë të parë.Ka qenë vetë Balliu ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur këtë lajm.

Me ardhjen në jetë të të birit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Oliver, ish-deputeti ka vendosur mos të mbajë më sekret as partneren e tij.Përmes fotos së parë familjare Balliu ka bërë tag partneren e tij në Instagram.  Ajo quhet Fiorela Hametaj dhe është i vetmi informacion që dihet deri më tani.