Kodi zgjedhor/ Rama nxjerr “dhëmbët”: Do ta votojmë përsëri siç është, nuk vendos Meta

82

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta i ktheu Kuvendit ligjin për Kodin e ri Zgjedhor, duke e cilësuar si favorizues për mazhorancën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndër të tjera Meta shkruante në arsyetim se po i jepte një tjetër mundësi parlamentit për të reflektuar.

Por këtë të hënë në një prononcim për mediat Kryeministrit Edi Rama, deklaroi se Kodi Zgjedhor do të votohet përsëri.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, tha Rama.