Konfliktet në Mesdheun Lindor/ BE i bën thirrje Turqisë të vijojë bisedimet me Greqinë

41

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i bëri thirrje Turqisë të vazhdojë të punojë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë dhe Qipron mbi të drejtat e gazit në Mesdhe ndërsa vizitoi Ankaranë të Martën për të diskutuar tregtinë dhe refugjatët me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Një mosmarrëveshje midis Turqisë dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros për juridiksionin në det të hapur ka tensionuar marrëdhëniet, duke arritur kulmin verën e kaluar kur fregatat e marinës turke dhe greke shoqëruan anije duke kërkuar për hidrokarbure në ujërat e diskutueshme.

Bashkimi Evropian mbështet Athinën, ndërsa Ankaraja ka akuzuar bllokun për paragjykim dhe për mosrespektimin e premtimeve të tij sipas një marrëveshjeje të emigrantëve të arritur në vitin 2016.

Vizita e Michel dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vjen pas një samiti të BE-së muajin e kaluar në të cilin blloku tha se mund të fillojë punapër zhvilimin e marrëdhieve më të thella tregtare dhe sigurimin e më shumë parave për refugjatët në Turqi.

BE ka përshëndetur tërheqjen e fundit të Ankarasë të anijeve që veprojnë në ujërat e diskutueshme dhe rifillimin e bisedimeve me Greqinë, raporton Reuters.

“Në Ankara, gati me von der Leyen për të filluar diskutimin me Erdogan mbi të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi,” tha Michel në Twitter. “De-përshkallëzimi i qëndrueshëm është i nevojshëm për të ndërtuar një agjendë më konstruktive.”

BE muajin e kaluar hapi derën për të filluar azhurnimin e një Bashkimi Doganor siç kërkohet nga Ankaraja. Kjo do ta sillte kandidatin për në BE, Turqinë në tregun e brendshëm të bllokut më të madh tregtar në botë dhe do të lejonte shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.

Erdogan ka minimizuar anëtarësimin në BE në vitet e fundit dhe pak analistë e shohin atë si të afërt.

Shefat e BE-së, të cilët zhvilluan bisedime të fundit personalisht me Erdoganin një vit më parë, pritej t’i paraqisnin Ankarasë tre opsione nëse vazhdon de-përshkallëzimi detar, duke përfshirë përmirësimin e lidhjeve ekonomike, një formulë për të mbështetur më shumë se 4 milionë refugjatë në Turqi , dhe mënyrat për të rritur kontaktet.

“Ne nuk jemi më në një situatë emergjente, kështu që kjo ka të bëjë më shumë me punën për një perspektivë më afatgjatë,” tha një zyrtar i BE.

Në takimin e nivelit të lartë muajin e kaluar, BE paralajmëroi gjithashtu Ankaranë për vendojen e sanksioneve nëse rinis kërkimin e energjisë në ujërat e diskutueshme dhe shprehu shqetësim mbi shkeljen e të drejtave të njeriut të Turqisë.

Michel dhe Von der Leyen pritet që në Ankara të theksojnë se BE nuk do të miratojë lidhje më të ngushta pa u respektuar të drejtat themelore.

Të dy BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar një veprim të Turqisë për t’u tërhequr papritmas nga një konventë që mbron gratë nga dhuna, si dhe një çështje ligjore për të mbyllur partinë e tretë më të madhe, Partinë Demokratike të Popujve pro-Kurde (HDP).

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016