Korabi ka fituar ditën e sotme ndeshjen ndaj Besëlidhjes me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Lala e Skuka. Kështu, ekipi dibran vijon të mbetet në krye të grupit A.
Blutë e kryeqytetit mposhtën 3-0 Vorën.
Partizani B feston tashmë triumfin e parë në këtë kategori, pas fitores ndaj Erzenit, me golin e shënuar nga Bërdufi. Ndërsa në Orikum, vendasit triumfuan përballë Veleçikut me rezultatin 1-0.
Sa i përket grupit B, Pogradeci ka shpartalluar Elbasanin me rezultatin 5-0, ndërsa Flamurtari fitoi 3-0 ndaj Tomorrit. Ndeshja Turbina-Egnatia doli barazim, 0-0.
KATEGORIA E PARË – JAVA 5
GRUPI A
Korabi-Besëlidhja 2-0
Shënues: Lala 33’, Skuka 85’
Erzeni-Partizani B 0-1
Shënues: Bërdufi 16’
Dinamo-Vora 3-0
Shënues: Da Silva 15’ (pen.), Mashi 38’ (aut.), Welber 60’
Oriku- Veleçiku 1-0
Shënues: Çaushaj 24’
GRUPI B
Pogradeci-Elbasani 5-0
Shënues: Balla 23’, Dragoj 34’, Liçkollari 73’, Manellari 92’, Topllari 94’
Flamurtari-Tomori 3-0
Shënues: Diamanti 28’, 65’, Ribaj 80’
Turbina-Egnatia 0-0
/descript.al/