Korçë/Ish-profesori Ilia Tili ndërron jetë nga koronavirusi

117

Ish-profesori i njohur i Korçës Ilia Tili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 91-vjeçarit.

Emri i profesorit të njohur u raportua ditën e sotme përmes të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë mbi shifrat e vdekshmërisë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Bashkë me Tilin në 24 orët e fundit, ndërruan jetë edhe 4 pacientë të tjerë me Covid-19.

Numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 448 në total, ndërsa numërohen 16774 të infektuar.

Ndiqni videon për më shumë se kush ishte profesori i nderuar Ilia Tili: 

.