Koronavirusi/Bino: Situata, alarmante. Do ashpërsojmë masat

387

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka theksuar se situata nga koronavirusi është alarmante.

Për këtë arsye, sipas saj, nuk përjashtohet mundësia për ashpërsimin e masave kundër Covid 19 në fillim të javës së ardhshme.

Bino ndër të tjera ka thënë se situata e pandemisë është serioze pasi numrat e viktimave dhe të infektuerve po rriten. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm  për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata  dhe do të merren masat përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha më tej Bino për Abc News.