Koronavirusi/Manastirliu: Lufta s’ka përfunduar, pas vaksinimit do të…

36

Gjatë vizitës në spitalin rajonal të Fierit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se sfida e radhës e Shipërisë është vaksinimi.

Sipas Manastirliut, ky proces do të jetë i kombinuar për grupet prioritare.

Ajo shtoi se lufta nuk ka përfunduar, por me vaksinimin tashmë kemi hyrë në një fazë të re.

“Lufta ende nuk ka mbaruar. Ne jemi tashmë në sfidën tonë të radhës, atë të vaksinimit antiCOVID. Në prioritetet tona për vaksinimin në fillim të tij si grup prioritar dhe ai më i ekspozuari ndaj këtij virusi të rrezikshëm janë kategoria e mjekëve, infermierëve. Kemi filluar me ata të cilët punojnë në spitalet COVID. Gjithashtu do të vijojmë me vaksinimin e mjekëve, infermierëve duke filluar nga shërbimet e urgjencave e më pas duke u shtrirë në të gjithë sistemin tonë shëndeësor. Dhe duke vijuar me vaksinimin e kombinuar, edhe më të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe të moshuarit +75 vjeç”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, ministrja tha se Spitali i Fierit ashtu si të gjitha spitalet rajonale në vend kanë në strukturën e tyre pavione të dedikuara për rastet Covid, ndërsa vijoi deklaratën  duke shprehur se në rast se do të kemi një hapje të tyre, kjo do të bazohet në strategjinë e hartuar nga ekspertët.