Koronavirusi/Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 19 mijë qytetarë janë vaksinuar sot

44

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend.

Përmes një postimi në Twitter, Manastirliu shkruan se sot janë kryer 19, 886 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 537, 837 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.