Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 520 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 3,023 testime të kryera gjithsej.
Fatmirësisht, janë shëruar 372 pacientë, ndërsa 12 persona kanë humbur jetën.
Viktimat janë nga këto komuna: 4 nga Shkupi, 2 nga Struga, 2 nga Ohri dhe nga 1 viktimë nga Dibra, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërçova.
/Descript.al/