Koronavirusi në Shqipëri/Bie ndjeshëm numri i viktimave dhe personave të infektuar në 24 orët e fundit

91

Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 169 raste të reja të infektuara me COVID, duke ulur numrin e të prekurve me koronavirus dhe njëherësh edhe numrin e viktimave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga koronavirusi në Shqipëri kanë ndërruar jetë 2 qytetarë nga Tirana, dhe nga 1 në Kukës dhe Elbasan, të gjithë të moshave 57 – 86 vjeç.

Ndërsa nga 2520 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë, ndërsa janë shëruar 572 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore 169

Të shëruar në 24 orë 572

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2520

Testime totale 599,670

Raste pozitive 129,128

Raste Aktive 26,780

Humbje jete 2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19266

Fier 2246

Durrës 1137

Gjirokastër 1036

Shkodër 920

Korçë 723

Vlorë 535

Dibër 344

Kukës 286

Elbasan 207

Berat 51

Lezhë 29