Koronavirusi në Shqipëri/Shënohen 6 viktima dhe 275 të infektuar në 24 orët e fundit

116

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi koronavirusin në vend, ku në 24 orët e fundit janë shënuar  6 viktima, ndërsa rastet vazhdojnë të mbeten të larta rastet e reja pozitive, me plot 275 të infektuar.

Në 24 orë janë shënuar edhe 114 të shëruar, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shpjegon se janë kryer 1422 testime në të gjithë vendin.