Koronavirusi në Shqipëri/ S’kanë të ndalur vdekjet dhe infektimet në 24 orët e fundit

117

Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 15 viktima dhe 1021 të tjerë janë infektuar, duke rritur dukshëm  shifrat e të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën.

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1021

Të shëruar në 24 orë     1085

Të shtruar në spitale      648

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3998

Testime totale           447,746

Raste pozitive            102,306

Raste të shëruara       65,403

Raste Aktive               35,207

Humbje jete                1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22,051

Fier        2793

Durrës     1787

Vlorë       1778

Shkodër   1410

Elbasan    918

Lezhë   824

Berat       1028

Korçë  951

Gjirokastër 939

Dibër    353

Kukës   375