Koronavirusi/ Si mund ta gjeni dhe të kontaktoni me mjekun tuaj të familjes, ja hapat që duhet të ndiqni

114

Në një kohë që vendi është duke u përballuar me pandeminë e koronavirusit, ku çdo ditë rriten shifrat e të prekurve dhe pacientëve që ndërrojnë jetë nga COVID-19, mjeku i familjes ka rolin kryesor për çdokënd.

Por ku mund ta gjejnë ata që nuk e dinë se cilin kanë mjek familje? Një nga rrugët dhe më të shkurtra që udhëzon qytetarët, është e-Albania.

Për të gjetur mjekun tuaj të familjes duhet të shkoni tek direktoria shërbime dhe të kërkoni Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale.

Klikoni mbi këtë kategori, ku do t’ju shfaqen një sërë shërbimesh mbi shëndetin. Por ju duhet të klikoni tek ‘Kontrolli Mjekësor bazë’, aty do t’ju shfaqet tabela ‘Përdor’. Klikoni mbi të për t’u njohur me mjekun tuaj të familjes. 

Një procedurë të tillë e shpjegoi edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.

Mjeku i familjes është çelësi për të hyrë në sistemin e kujdesit shëndetësor publik dhe për të marrë shërbim shëndetësor pa pagesë. Në këto kohë të përballjes me Covid 19, çdo kush duhet të vendosë një komunikim të ngushtë me të. Janë të shumë qytetarët që nuk e dinë se kush është mjeku i vet i familjes. Nga dita e djeshme, ka edhe një mënyrë më shumë për të mësuar se kush është mjeku i familjes i gjithë secilit. Çdo kujt që ka nevojë të përdorë portalin qeveritar e-albania, në momentin e qasjes në platformë një dritare lajmëruese i tregon se kush është mjeku i familjes. Po ilustroj me çfarë lajmërimi mora vetë sot në mëngjes” shkruan Beqja.