KQZ/ Ruçi lë vetëm dy ditë kohë për propozimin e kandidaturave për komisionin e posaçëm

102

Këtë të hënë në orën 17:00 nis zyrtarisht sesioni i ri parlamentar, ku një ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohet është edhe riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një prej pikave të dakordësuara në Këshillin Politik.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër kryetarëve të partive politike në Kuvend, për përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Letra e Ruçit:

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nënenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020”, shkruhet në letër.

Në këtë proces, sipas marrëveshjes së arritur, pritet që edhe opozita e bashkuar të dërgojë përfaqësuesit e saj.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 25 prill 2021, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare