Kreu i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi vdiq nga Covid-19, gazetari: Shkoi në ferr nxitësi i urrejtjes ndaj shqiptarëve

74

Pak më parë, mediat e rajonit njoftuan se kreu i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, metropoliti Amfilohije, ndërroi jetë pasi ishte infektuar me Covid-19.

Duke komentuar lajmin për vdekjen e tij, gazetari Enver Robelli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Metropoliti ka shkuar në ferr për atë që ka bërë për aq kohë sa ishte në këtë botë.

“Paska vdeke “metropoliti i Malit te Zi”, Amfilohije. Ose: ai qe me dekada ka bekuar çdo krim te Serbise, ai qe ka qene jaran i krimineleve te luftes, ai qe ka luftuar pavaresine e Malit te Zi, ai qe ka nxitur urrejtje kunder shqiptareve.

Tash qenka kthyer ne ferr. Bashke me titullin e tij: “Ekzarh i Fronit te Shenjte te Pejes”, shkruan gazetari.