Kritiku i Putin, Alexei Navalny, hiqet nga burgu i Moskës, mbahet sekret vendndodhja e tij

77

Lideri rus i opozitës, Alexei Navalny është zhvendosur nga burgu i Moskës në një destinacion të panjohur, thonë ndihmësit.
Ai u lëviz nga qelitë e paraburgimit pa u dhënë asnjë njoftim mbështetësve të tij dhe mund të jetë dërguar në një kamp burgu, shtuan ata, raporton BBC.

navalny është dënuar me 2.5 vite burg për shkelje të dënimit me kusht të dhënë në 2014.

Navalny është kritiku më i egër i autoriteteve ruse nën presidentin Vladimir Putin.

Verën e kaluar ai u helmua në Siberi me një agjent nervor kimik. Një hetim i pavarur ka pohuar se një skuadër e agjentëve rusë të sigurisë u përpoq ta vriste atë. Në gjendje kome ai u dërgua në Gjermani, ku u shërua. Ai u kthye në Rusi në janar dhe u arrestua sapo mbërriti. Gjykata këtë muaj gjeti se ai kishte shkelur kushtet e tij të lirimit me kusht mbi çështjen e përvetësimit dhe vendosi dënimin me gati tre vjet.
Udhëheqësit e BE-së dënuan trajtimin e Navalny dhe kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.