Kriza e Rinasit/ Rama: Donin të pengonin vaksinat duke marrë peng popullin, por i pengova unë

116

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qarkullimi ajror në vendin tonë u bllokua me pretendimin për uljen e pagave nga kontrollorët. Dhe kjo u bë sipas Ramës, që të merret peng vendi dhe të krijoheshin revolta. Ndërsa e drejtoi sërish gishtin e akuzës tek kundërshtarët e tij politikë si organizatorë e kësaj revolte.

Rama vuri në dukje gjithashtu se nuk ka lidhje emrat se kush do të qeverisë pa zgjedhjeve të 25 prillit, por është çështja e Shqipërisë së kësaj dekade të së ardhmes.

Dje ndodhi diçka e paimagjinueshme. U bllokua qarkullimi ajror me pretendimin në dukje, se janë të stresuar se i kanë pagat 2400 dollarë dhe i duan 4000. Kjo u bë në të vërtetë që të merrnin peng popullin për të krijuar revolta. Kjo u bë nga mjeshtrat e rrëmujës për të bllokuar vaksinimin për të krijuar një mjegull të madhe. Ata në fakt nuk e kanë me mua, por e kanë me ju dhe vendin. Duan me patjetër që t’i marrin gjërat në dorë për t’i kontrolluar gjërat si në të shkuarën. Unë jam pengesa mes juve dhe atyre. PS i pengon ata që të na kthejnë pas. Ne ata nuk i kemi përballë, por mbrapa. Duan të na kapin nga xhaketa dhe të na frenojnë, por ne do të vazhdojmë që të ecim para me vendosshmëri. Nuk ka lidhje emrat se kush do të qeverisë, por është çështja e Shqipërisë së kësaj dekade të së ardhmes. Do të jetë Shqipëria që po ndërtohet kudo, apo ajo që do të ringrihet nga e para se ra falë tyre? Zgjidhja është e njerëzve, por detyra jonë është që të rrimë pranë njerëzve, sepse populli është më i mençur nga të gjithë ne. Inteligjenca e këtij populli nuk gabon sepse ka një instinkt të jashtëzakonshëm për të zgjedhur për të nesërmen. Unë votën nuk e kërkojë për veten, por për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë, sepse ajo që kemi bërë deri më tani nuk mjafton”, theksoi Rama gjatë një takimi elektoral në qytetin e Gjirokastrës.