Kryemadhi: Kemi marrë gjithmonë 3 mandate në Berat, por këtë radhë marrim 4

101

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se në Berat, forca politike që ajo drejton do të marrë 4 mandate, ndryshe nga 3 siç ka marrë gjithmonë.

“LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat”, tha Kryemadhi gjatë takimit elektoral në këtë qytet.