Kryemadhi zbulon ofertën dhe taktikat elektorale: Ja pse LSI do të dalë e vetme në zgjedhje

78

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka lënë të hapur mundësinë se forca politike që ajo drejton mund të shkojë e vetme drejt zgjedhjeve të 25 prillit pa aleatët e tjerë opozitarë.

Gjatë një takimi në njësinë Nr. 1 Tiranë, Kryemadhi foli për koalicionet dhe taktikat elektorale.

Nuk ka rëndësi taktika elektorale por të shkojmë drejt votimit. Një nga arsyet që po bëjmë shpërndarjen e kandidatëve jo në të gjithë Tiranën, por të gjithë Shqipërinë është se nuk ka të bëjë thjeshtë mesazhi apo flamuri i partive, por krijimi i sa më shumë hapësirave për shqiptarët për të mos votuar një emër, por disa emra. Ne kemi 36 kandidatë në Tiranë. Do të jetë një listë e përbashkët me shumë kandidatë të tjerë” tha ajo.

E ndërsa theksoi se “LSI” e ka namin që e mban fjalën deri në fund”, Kryemadhi zbuloi edhe një ofertë nëse pas 25 Prillit do të jetë në qeveri. “Do të ishte shumë mirë që të të gjitha pajisjet që lehtësojnë punën e grave, lavatriçet, frigoriferi, hekuri të jenë pa taksa, nuk është biznes i madh, por një mundësi ekonomike për të gjitha gratë” tha Kryemadhi.