Kryeministri italian Conte fiton votën e besimit përpara betejës më të ashpër në Senat

62

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka fituar një votim vendimtar të besimit në dhomën e ulët të parlamentit, duke qëndruar në pushtet pasi një partner i vogël u largua nga koalicioni i tij dhe shkaktoi një krizë politike mes pandemisë së koronavirusit, raporton aljazeera.

Conte humbi shumicën javën e kaluar me largimin e ministrave të kabinetit që i përkisnin partisë së vogël, por të rëndësishme të ish-kryeministrit, Matteo Renzi, një vendim që pasoi me javë kritikash të reagimit ekonomik të qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Pas një apeli ndaj opozitës dhe ligjvënësve jo të lidhur për “mbështetje të qartë”, qeveria e Contes fitoi të hënën votimin e dhomës së ulët me 321 vota kundrejt 259, një diferencë më e gjerë se sa pritej që i dha asaj një shumicë absolute në dhomën me 629 vende.

Megjithatë, Conte do të përballet me një provë më të ashpër të martën në Senatin e dhomës së sipërme, ku qeveria kishte vetëm një shumicë të pakët edhe kur “Italia Viva” ishte ende pjesë e koalicionit.

Kryeministri këmbëngul se koalicioni i formuar në shtator të 2019 dhe i përbërë kryesisht nga Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë dhe Lëvizja populiste “Pesë Yje” (M5S), mund të vazhdojë pa Renzin.