Kryeministri italian i bën thirrje SHBA-së dhe Britanisë të zhbllokojnë eksportin e vaksinave

56

Kryeministri italian, Mario Draghi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të zhbllokojnë eksportin e vaksinave COVID-19, raporton Reuters.

Deklarata e Draghit erdhi pas thirrjes së Presidentit amerikan, Joe Biden, për heqjen dorë nga patentat për vaksinat e koronavirusit, duke shtuar se një pezullim i përkohshëm ndoshta nuk do të dekurajonte kërkimin farmaceutik.

Sidoqoftë, Draghi tha se situata ishte komplekse dhe kishte më shumë hapa të thjeshtë që mund të ndërmerreshin për të siguruar shpërndarje më të gjerë të vaksinave në vendet e varfëra, përpara se të hiqej dorë nga patentat.

“Së pari, ne duhet të heqim bllokimin thelbësor të eksporteve që vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britania vazhdojnë të mbajnë,” tha ai.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016