Kryeministri italian thirrje turistëve: Rezervoni pushimet tuaja në Itali

45

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka deklaruar ditën e sotme se “Italia është gati të mirëpresë botën”, raporton Tgcom.

Gjatë një konference për turizmin, Draghi u shpreh se qeveria italiane do të kujdeset që të ofrojë siguri për turistët, që sipas tij Italia mezi po i pret.
“Ne duhet të ofrojmë rregulla të qarta dhe të thjeshta për të siguruar që turistët të mund të vijnë tek ne në mënyrë të sigurt. Leja e gjelbër Evropiane do të jetë gati nga gjysma e dytë e qershorit. Ndërkohë, qeveria italiane ka prezantuar një leje të gjelbër kombëtare nga gjysma e dytë e majit”.

Javët e fundit Italia ka regjistruar rënie të rasteve me Covid-19, edhe pse ende nuk ka parë një ulje të ndjeshme të vdekjeve.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016