Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bajernit/Hansi Flick drejt Juventusit?

37

Trajneri i Bajernit të Munihut Hansi Flick deklaroi së fundmi se dëshiron të largohet teksa është i lidhur me klubin deri në vitin 2023.

Ndërkaq, dihet tashmë që trajneri ka përplasje me drejtuesit e në veçanti me Drejtorin Sportiv, Salihamidziç të cilin klubi gjerman e ka mbrojtur publikisht madje ka konfirmuar edhe besimin ndaj tij që do të thotë se Flick duhet të përshtatet me të ose rrugët do të ndahen.

Me shumë gjasa kështu do të ndodhë në verë, trajneri fitues i 7 trofeve pritet të largohet në fund të sezonit sërish si kampion edhe këtë vit por së fundmi ka lindur ideja për ta parë te Juventusi. Pirlo me bardhezinjtë ka bërë një sezon tepër zhgënjyes dhe Flick do të ishte një emër i rëndësishëm dhe i duhuri për të menaxhuar më mire yjet e skuadrës.

Në një situatë të tillë jo të lehtë, është Bayern Munchen që do të vendosë sepse për Flick është edhe kombëtarja gjermane që e pret me përfundimin e Europianit por emri i Juventusit tani mund të shtyjë drejtuesit ta pengojnë që të largohet ose mund të pretendojnë një shumë parash për ta lënë të lire duke qenë se ka edhe 2 vite të tjera kontratë me bavarezët dhe për më tepër, Zonja e Vjetër duhet të shkarkojë Pirlon.