Kush është 65-vjeçari i vrarë sot në Tiranë, bosi i drogës i përfshirë edhe në 2009 në vrasjen e 4 policëve

469

Mëngjesin e kësaj të enjte një person i identifikuar si Behar Sofia u vra pak metra larg piramidës në Tiranë.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë për shkak të precedentëve penal në të shkuarën.

65-vjeçari, Behar Sofia nga Lapardhaja Beratit e banues ne Rrugën e Qelqit Kombinat, u arrestua disa vite më parë i akuzuar për trafikun e dhjetra kilogramëve drogë nga Turqia drejt Shqipërisë, teksa disa herë bizneseve të tij në pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur lëndë eksploizive.

Gjithashtu ai është arrestuar edhe në vitin 2009, në ngjarjen famëkeqe në Durrës ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.