Kush është Bill Gates dhe sa është pasuria e tij?

76

Bill Gates renditet në listën e individëve më të pasur në botë.

Kush është Bill Gates?

Bill Gates është themeluesi i Microsoft. Në vitin 2000, ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda Gates, punuan së bashku për të formuar fondacionin Bill & Melinda Gates, një nga fondacionet më të mëdha të bamirësisë në botë, me një fond prej 50 miliardë dollarësh.

Gates u tërhoq nga bordi i Microsoft në 13 mars të vitit 2020, gati 45 vite pasi themeloi kompaninë me Paul Allen dhe 20 vite pasi dha dorëheqjen si CEO në vitin 2000.

Ai u rrit në Seattle në Washington me dy motrat dhe prindërit e tij. Gates themeloi Microsoft me Paul Allen pas braktisjes së kolegjit.

Sa është pasuria e Bill Gates?

Që nga muaji maj i vitit 2021, pasuria neto e Gates u vlerësua afërsisht më shumë se 130.5 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Gates ka shitur shumë nga aksionet e tij në Microsoft. Ai zotëron pak më shumë se 1% të aksioneve dhe deri tani i ka dhuruar fondacionit Gates 35.8 miliardë dollarë nga Microsoft, shkruan TheSun.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.