Kush janë tre të ‘fortët’ e Tiranës, që OFL u është vënë pas?

2416

Operacioni Forca e Ligjit godet në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ajo i ka dërguar formularin tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilët kanë një afat 48-orësh për t’u përgjigjur.

Mësohet se OFL u ka dërguar formularin Denis Qordja, (Denis Dervishi), Fatjon Manaj dhe Shkëlqim Sharra.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.

Fotjon Manabej, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për shkak se ka qenë pjesëmarrës nga një organizatë kriminale.

Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik droge ndërkombëtar