“Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes”/ Yuri Kim mbështet deklaratën e Ipeshkve: Mesazh i fuqishëm

71

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka mbështetur deklaratën e Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votës.

Ajo e ka cilësuar deklaratën e tyre si një mesazh të fuqishëm.

“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon’”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.