Kush urdhëroi atentatin? Cukali mohon njohjen me Gjon Menën, policia fshehu arrestimin e vëllezërve

88

Këtë të premte do të jepet masa e sigurisë për Gjergj Cukalin, i arrestuar si personi i cili porositi vënien e tritolit në makinën e Gjon Memës në Kamëz, ngjarje kjo e ndodhur në datën në shkurt.

Mësohet se i forti i “Myslim Shyrit”, ka mohuar të ketë pasur njohje me Menën.

“Nuk kam fare lidhje me ngjarjen. Nuk e njoh Gjon Memën. Nuk e kam parë kurrë atë person,”- mësohet të jetë shprehur Cukali.

Lidhja e tij me këtë ngjarje vjen pas dyshimeve të policisë se Cukali është urdhëruar nga persona të tjerë të paidentifikuar për t’i bërë atentat Menës.

Cukali u arrestua para dy ditësh, pasi akuzohet se u ka dhënë para dy vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimit, në këmbim të ‘kokës’ së Menës. Fillimisht ai u ka dhënë para që vëllezërit të blinin një makinë për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij.

Policia mbajti të fshehtë arrestimin e dy kushërinjve që vendosën tritolin, Enver dhe Edmond Jakimi.

Gjithashtu seanca për dhënien e masës të sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre është bërë në fshehtësi me pretendimin që të zbuloheshin porositësit.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.