Kuvendi i Kosovës diskuton nesër dialogun Kosovë-Serbi

42

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë nesër (e premte) një seancë të re plenare, ku do të diskutohet dialogu Kosovë-Serbi.

Seanca është thirrur për në orën 10:00.

Mes tjerash në këtë seancë do të ketë diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Kurse, Kuvendi pritet të mblidhet sërish të hënën e javës së ardhshme, më 14 qershor për të mbajtur debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

 

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020